Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në një bisedë telefonike me princin e Kurorës së Kuvajtit, Sheikh Sabah Khaled Al-Sabah, ka theksuar se përpjekjet e Izraelit për të destabilizuar rajonin po rriten, duke përmendur si shembull vendimin e Tel Avitit për të njohur Somalilandin e shkëputur, transmeton Anadolu.
Drejtoria e Komunikimit e Turqisë njoftoi se Erdogan dhe Al-Sabah në bisedën telefonike diskutuan çështjet dypalëshe, rajonale dhe globale.
Sipas njoftimit, Erdogan tha se integriteti territorial i Somalisë duhet të mbështetet.
Presidenti turk po ashtu tha se po punojnë për të forcuar lidhjet dypalëshe Turqi-Kuvajt në të gjitha fushat, duke shtuar se bashkëpunimi midis dy vendeve do të vazhdojë të rritet.
Duke shprehur shpresën se rindërtimi i Gazës do të fillojë sapo të arrihet një armëpushim i qëndrueshëm dhe paqja, Erdogan tha se bashkëpunimi midis Turqisë dhe Kuvajtit do të jetë i rëndësishëm në këtë proces.



Të tjera
Shkeli Kodin e Mirësjelljes, PZAP dënon Listën Serbe me 45 mijë euro
E marta me mot të vranët dhe intervale me diell, temperatura deri në -8°C
Sulmi ukrainas ndaj rezidencës presidenciale nuk do të mbetet pa përgjigje