Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky njoftoi sot se javën e ardhshme në Francë do të zhvillohet një takim me liderët e vendeve aleate të Kievit, në kuadër të përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës.
”Takimi, i planifikuar për më 6 janar, pritet të paraprihet nga një tjetër takim në Ukrainë, në nivelin e këshilltarëve të sigurisë të vendeve aleate të Kievit”, shtoi Zelensky në platformën X.
“E parashikojmë për më 3 janar”, tha ai.
Ndërkohë në takimin e zhvilluar të dielën në Florida mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit Zelensky për paqen në Ukrainë u hodh ideja e një takimi trepalësh mes Zelensky, Putin dhe Trump në “kohën e duhur”.
Kjo ide u hodh nga presidenti Trump.
Ndërsa Trump është përpjekur t’i japë fund konfliktit përmes samiteve të nivelit të lartë, përfshirë pritjen e Putinit në Alaska në gusht, fokusi i përpjekjeve intensive diplomatike në javët e fundit ka qenë në zgjidhjen e një numri të pikave kyçe të ngërçit./atsh



Të tjera
Emocionuese- Djali i Agim Ramadani kujton babanë në ditëlindje: Faleminderit për emrin dhe nderin
Ak*sident tragjik në Durrës, hu*mbin jetën dy të mitur
Rëndësia e një diete të shëndetshme dhe të ekuilibruar