Presidentja Osmani uron pjesëtarët e FSK-së për suksese në vitin 2026

Presidentja Osmani uron pjesëtarët e FSK-së për suksese në vitin 2026

Në përmbyllje të vitit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka vizituar Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, transmeton KosovaPost.

Osmani është pritur nga zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi dhe stafi i Shtabit të Përgjithshëm i FSK-së.

Sipas njoftimit nga FSK, para presidentes është raportuar për aktivitetet që FSK është duke realizuar në të gjitha fushat e veprimit dhe kapaciteteve të saj.

“Presidentja Osmani me këtë rast uroi të gjithë pjesëtarët e FSK-së, për angazhimin e tyre në shërbim të vendit, dhe uroj që viti 2026 të jetë një vit i sukseseve e të arriturave në të gjitha fushat e zhvillimit të FSK- së”, thuhet në njoftim.