Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Hazri ka reaguar pas rezultatit të dobët të LDK-së në zgjedhjet nacionale të 28 dhjetorit, përcjell KosovaPost.
Haziri në Facebook ka shkruar se përkundër që pritjet ishin tjera, LDK nuk arriti t’i kapitalizojë në mënyrën më të mirë zgjedhjet e 28 dhjetorit, përballë, siç shkruan ai, popullizmit të paparë ndonjëherë presionit e frikës së mbjellur.
Haziri ka thënë se sot është koha e fundit për reflektim të thellë.
“Pragmatizmi, që ishte sinonim i LDK-së, humbi. Ky ishte edhe shqetësimi im, të cilin e kam shpërfaqur publikisht disa herë. Mos kërko vullnet të mirë aty ku nuk ka e nuk gjen”, shkruan ndër të tjera ai.



Të tjera
Kryetari i sapozgjedhur i Nju-Jorkut, Mamdani, do të bëjë betimin mbi Kuran
Ndikimi i stresit në lëkurë
Rruga drejt BE-së është e pakthyeshme, më e mira është përpara