Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka bërë të ditur se ka pranuar një njoftim zyrtar për prani të rritur të substancës kimike Acrylamide në produktin kafe e bluar “Caffe Monaco” 400 gram, me origjinë nga Kosova.
Sipas AUV-së, njoftimi është pranuar përmes Sistemit të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF), nën referencën nr. 2025.10458.
Pas këtij sinjalizimi, institucionet përgjegjëse kanë nisur veprimet e nevojshme në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Nga AUV theksohet se situata po monitorohet me kujdes të shtuar dhe se po zhvillohet bashkëpunim i ngushtë me institucionet vendore, ndërkombëtare dhe operatorët ekonomikë, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe respektimin e standardeve evropiane.
Agjencia u ka bërë thirrje konsumatorëve të informohen përmes kanaleve zyrtare, ndërsa procesi i verifikimit dhe masat përkatëse mbeten në zhvillim.



Të tjera
Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?
Modric flet për rikthimin e Mourinhos te Real Madridi: Nuk duhet të më telefonojë
Vuçiq thotë se shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Serbi do të nisë në mars