KFOR ka njoftuar se i janë dhuruar disa pajisje mjekësore, çanta traumatike Combat Lifesaver, për Shoqatën e Kërkim-Shpëtimit të Kosovës në Prishtinë, transmeton KosovaPost.
Nga njoftimi KFOR bëhet e ditur edhe se, Pajisjet, të cilat përmbajnë më shumë se 68 artikuj mjekësorë, do të mbështesin reagimin emergjent dhe aktivitetet për shpëtimin e jetës.
Komunikata:
Një ekip i Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak (CIMIC) nga Komanda Rajonale Lindje e KFOR-it ka dhuruar katër çanta traumatike Combat Lifesaver për Shoqatën e Kërkim-Shpëtimit të Kosovës në Prishtinë.
Pajisjet, të cilat përmbajnë më shumë se 68 artikuj mjekësorë, do të mbështesin reagimin emergjent dhe aktivitetet për shpëtimin e jetës
Gjatë ceremonisë, anëtarëve të Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit të Kosovës iu ndanë gjithashtu certifikata për përfundimin e kursit të Ushtrisë Amerikane për orientim në terren dhe mbijetesë, i cili përfshinte si mësim teorik në klasë ashtu edhe trajnim praktik në terren.
Kjo iniciativë thekson përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për bashkëpunim me partnerët lokalë në mbështetje të sigurisë dhe qëndrueshmërisë në mbarë Kosovën.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe në garantimin e lirisë së lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.



Të tjera
Përzijeni mjaltin dhe aspirinën dhe qiteni në fytyrë
Milani në kaos të plotë, Igli Tare drejt largimit
Vasfije Krasniqi merr pjesë në Kongresin për Ditën e Veprimit: Të flasësh ndryshon historinë!