Gjykata Supreme e Dhomave të Specializuara në Hagë, ka refuzuar kërkesën e Jakup Krasniqit për mbrojtje të ligjshmërisë, lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit në gusht të vitit të kaluar, ku refuzohej lirimi me kusht.
“Më 30 dhjetor 2025, Paneli i Gjykatës Supreme i përbërë nga gjykatësit Ekaterina Trendafilova (Kryegjykatëse), Kristinë van den Vajngart dhe Daniel Fransen, hodhi poshtë kërkesën e Jakup Krasniqit për mbrojtje të ligjshmërisë, e paraqitur në nëntor 2025. Kërkesa kishte të bënte me një vendim të Panelit të Gjykatës së Apelit të 13 gushtit 2025, i cili konfirmoi rrëzimin nga Trupi Gjykues të kërkesës së Krasniqit për lirim të përkohshëm”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara të publikuar sot.
Ndërkohë, po ashtu bëhet e ditur se më 30 dhjetor, kryetarja Trendafilova caktoi Panelin e Gjykatës Kushtetuese për të vendosur në lidhje me kërkesën referuese të dorëzuar nga Hashim Thaçi në të njëjtën ditë. Gjykatësit Vidar Stensland, Roumen Nenkov dhe Piotr Hofmański do të vendosin në lidhje me këtë kërkesë referuese që pason vendimin e Gjykatës së Apelit të 28 tetorit 2025, që rrëzoi apelet e Hashim Thaçit kundër vendimit mbi mocionin paraprak të mbrojtjes së Thaçit në lidhje me juridiksionin dhe vendimin mbi mocionet paraprake në lidhje me shtyrjen dhe veçimin e procesit, të lëshuar më parë./rtk



Të tjera
4 zakone që njerëzit e suksesshëm praktikojnë në fundjavë
Nëse ju dhembë shpina, problemi mund të jenë dhëmbët
Shenjat kur fëmija ka probleme me shikimin