Ja kush janë kandidatët për deputetë që morën vetëm tri vota

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) bën të ditur se në Qendrat Komunale të Numërimit (QNR) ka përfunduar numërimi i të gjitha fletëvotimeve.

Nga rezultatet preliminare të KQZ-së për kandidatë për deputetë, janë evidentuar dhjetë kandidatë të dhjetë subjekteve politike të ndryshme që ishin në garë në zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe që kanë marrë më së paku vota.

Kandidatja për deputete që mori vetëm 3 vota në zgjedhjet e 28 dhjetorit është Vildane Isaku nga partia minoritare PSA. Gjithashtu, Enisa Kryeziu nga Partia Liberale Egjiptiane nuk mori më shumë se 3 vota, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së. Numër të vogël të votave pati edhe Xhevahire Ramadani nga partia PAI-PDAK-LPB, e cila nuk mori më shumë se 3 vota.

Këto kanidatë duke se nuk i mbështeten as rrethi i tyre i ngushtë familjarë, raporton KosovaPress.

Pas saj, renditet Bashkim Luboja nga Iniciativa e re Demokratike e Kosovë,e cila ka marrë vetëm 10 vota,

Ndërsa Ramadan Zeneli nga partia Kosovaki Nevi Romani Partia nuk mori më shumë se 13 vota.

Edhe Arlinda Kitaj nga Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar nuk u nda mirë në zgjedhjet e 28 dhjetorit, ajo mori vetëm 19 vota.

Po kështu numër të vogël të votave ka marrë edhe Ajhan Çigtekin nga partia Fjala, me numërin e votave prej 32.

Po ashtu edhe deputeti Fadil Hoxha nga Nisma-Socialdemokrate, i fundit në listën e këtij subjekti politik, ka marrë 49 vota.

Në këtë numër të votave nuk janë përfshirë ato nga jashtë Kosovës, dhe me kusht.

Bazuar nga të dhënat e publikuara në platformën e KQZ-së, ku nuk janë të përfshira votat me kusht, me postë, të personave me nevoja të veçanta dhe të kosovarëve që kanë votuar në përfaqësitë diplomatike, këta deputetë pritet t’i zënë ulëset në Kuvendin e Kosovës.