LIVE: Vetëvendosje me 50% të votave – përqindjet e partive tjera

Elezi: Përfundon numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike, nis numërimi i atyre me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se pasditen e së shtunës, rreth orës 16:00, është përmbyllur procesi i numërimit të fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, përkatësisht votimit në 40 vendvotime të përfaqësive diplomatike.

Më 27 dhjetor 2025, votimi u zhvillua në 29 përfaqësi diplomatike, në 18 shtete të ndryshme. Nga 19,187 shtetas të regjistruar, kanë votuar 16,165, apo 84.24%. Këto fletëvotime janë në proces numërimi.

Pas procesit të numërimit të këtyre fletëvotimeve, në platformën e KQZ-së për rezultate janë përditësuar të dhënat për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë.

Këto informacione janë dhënë nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, për EO, i cili ka treguar se pak pas orës 16:00, të ditës së shtunë, në QNR ka filluar numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit përmes postës.

Nga numri i përgjithshëm i pakove me fletëvotime të supozuara që deri më tani kemi pranuar, pra nga më shumë se 28 mijë, pas vlerësimit dhe verifikimit janë aprovuar 27,600, ndërkaq janë refuzuar më shumë se 950. Arsyeja më e shprehur te zaret e refuzuara është sepse në pakon me fletëvotim mungon dëftesa e regjistrimit të votuesit.

Pra, në procesin e numërimit do të përfshihen 27,600 zarfe të supozuara me fletëvotime.

Në votimin me postë, numri i shtetasve të regjistruar ka qenë rreth 58 mijë dhe pas përfundimit të tërheqjes së fletëvotimeve nga të gjitha kutitë postare, do të dihet se sa prej votuesve të regjistruar kanë ushtruar të drejtën e votës.

Sipas planifikimeve, tërheqjet e fundit të zarfeve me fletëvotime do të bëhen më 2 dhe 5 janar 2026.

Sipas të dhënave preliminare, nga 57 vendvotime me kusht, në 38 komuna të vendit, në përgjithësi janë evidentuar në sistem mbi 9,900 votues të regjistruar për të votuar me kusht.

Numri i votuesve të regjistruar në programin e votimit të personave me nevoja të veçanta ka qenë 2,860.

Rezultatet e përmbledhura: Vetëvendosje me 50% të votave

Është procesuar numërimi i votave në nivel vendi nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

E dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës, me 20.76 për qind ose 185,689 vota.

Në vendin e tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ka siguruar 13.44 për qind, ose 120,182 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës renditet e katërta me 5.57 për qind apo 49,856 vota, ndërsa e pesta është Lista Serbe me 4.70 për qind, ose 42,015 vota.

Bazuar në skenarin aktual të shpërndarjes së mandateve, Lëvizja Vetëvendosje pritet të sigurojë 56 ulëse në Kuvend.

Partia Demokratike e Kosovës pritet të fitojë 23 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës rreth 15 ulëse, ndërsa AAK pritet të ketë 6 deputetë në legjislaturën e re.

Rezultatet e plota të votave: Albin Kurti kryeson listën e deputetëve

Nga: A.M.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar numërimin e votave për kandidatët për deputetë.

Në përditësimin e fundit nga KQZ, del që janë numëruar 100 për qind e votave.

Mirëpo, tani po pritet të përfundojë edhe numërimi i votave në përfaqësi diplomatike, ku dëri tani janë numëruar 75 për qind e votave.

Më poshtë, “Bota sot” u sjell rezultatet për 10 deputetët më të votuar të partive politike LVV, PDK, LDK dhe AAK.

Top 10 kandidatët më të votuar te LVV:

    1. Albin Kurti – 355,248 Vota
    2. Glauk Konjufca – 275,664 Vota
    3. Albulena Haxhiu – 145,340 Vota
    4. Hekuran Murati – 145,109 Vota
    5. Donika Gërvalla-Schëarz – 129,227 Vota
    6. Xhelal Sveçla – 115,551 Vota
  1. Hajrulla Çeko – 104,848 Vota
  2. Avni Dehari – 95,474 Vota
  3. Mimoza Kusari Lila – 84,894 Vota
  4. Ejup Maqedonci – 81,922 Vota

Top 10 kandidatët më të votuar te PDK:

  1. Bedri Hamza – 155,244 Vota
  2. Arian Tahiri – 68,122 Vota
  3. Përparim Gruda – 62,532 Vota
  4. Uran Ismaili – 54,080 Vota
  5. Sala Jashari – 45,349 Vota
  6. Vlora Çitaku – 42,809 Vota
  7. Enver Hoxhaj – 37,809 Vota
  8. Arben Mustafa – 37,721 Vota
  9. Nait Hasani – 29,794 Vota
  10. Rrahman Rama – 27,772 Vota

Top 10 kandidatët më të votuar te LDK:

  1. Lumir Abdixhiku – 83,527 Vota
  2. Hykmete Bajrami – 52,968 Vota
  3. Ukë Rugova – 45,887 Vota
  4. Avdullah Hoti – 41,388 Vota
  5. Doarsa Kica Xhelili – 41,049 Vota
  6. Kujtim Shala – 38,051 Vota
  7. Anton Quni – 29,474 Vota
  8. Armend Zemaj – 26,528 Vota
  9. Lutfi Haziri – 24,996 Vota
  10. Jehona Lushaku Sadriu – 20,064 Vota

Top 10 kandidatët më të votuar te AAK:

  1. Ramush Haradinaj – 41,470 Vota
  2. Daut Haradinaj – 24,740 Vota
  3. Besnik Tahiri – 24,649 Vota
  4. Bekë Berisha – 18,392 Vota
  5. Agim Çeku – 17,039 Vota
  6. Time Kadrijaj – 15,718 Vota
  7. Arber Tolaj – 15,225 Vota
  8. Burim Ramadani – 14,928 Vota
  9. Lahi Brahimaj – 11,083 Vota
  10. Pal Lekaj – 10,127 Vota

Numërohen 75% e votave nga përfaqësitë diplomatike – LVV prin

Numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, respektivisht numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit në përfaqësi diplomatike, po vijon ende.

Bazuar në përditësimin e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri më tani janë numëruar 75% e këtyre votave.

Nga këto fletëvotimeve të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje e ka thelluar epërsinë ndaj partive tjera, duke grumbulluar 87.15% apo 8910 vota.

PDK e dyta me 5.50% apo 562 vota, e ndjekur nga LDK me 4.87% apo 498 vota.

Në vendin e katërt, pestë dhe të gjashtë janë AAK, KDTP dhe Nisma me 1.59%, 0.27% respektivisht 0.26%.

VV udhëheq me 87% në votat e diasporës, 60% të tyre të numëruara

Numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike po vazhdon me ritëm të shpejtë. Aktualisht janë përpunuar 24 nga 40 vendvotime, ose 60% e totalit.

Nga numërimi i deritashëm. Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 87.01% të votave, ose 5,915 vota.

Partia Demokratike e Kosovës – PDK ka 5.62% të votave, ose 382 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK ka 4.80% të votave, ose 326 vota.

AAK – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka 1.54% të votave, ose 105 vota.

Image

Numërimi i votave

Numërimi i votave për deputetë drejt fundit: Këta janë kandidatët që kanë marrë mbi 100 mijë vota

Zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor po hyjnë në fazën përfundimtare të numërimit të votave për deputetë.

Deri tani, me përpunimin e 2,511 nga 2,557 vendvotime  ose 98.20%, disa kandidatë kanë arritur të kalojnë shifrën e 100,000 votave, duke treguar epërsinë e tyre të dukshme.

Lëvizja Vetëvendosje – VV:

Albin Kurti – 346,603 vota

Glauk Konjufca – 268,515 vota

Albule­na Haxhiu – 141,321 vota

Hekuran Murati – 141,225 vota

Donika Gërvalla-Schwarz – 125,821 vota

Xhelal Sveçla – 112,101 vota

Hajrulla Çeko – 101,316 vota

Te Partia Demokratike e Kosovës vetëm Bedri Hamza ka arritur Bedri Hamza  me 152 mijë e 455 vota.

LDK dhe AAK nuk kanë kandidat që të ketë kaluar 100,000 vota deri tani.

Në zgjedhjet e së dielës, Lëvizja Vetëvendosje mori  49.24% (423,470 vota)

Partia Demokratike e Kosovës  – 21.10% (181,464 vota).

Lidhja Demokratike e Kosovës – 13.39% (115,168 vota).

AAK – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – 5.70% (49,023 vota).

Elezi: Edhe 5 komuna përmbyllin numërimin e votave të kandidatëve për deputetë, Prishtina nesër

Edhe 5 komuna të tjera kanë përfunduar mbrëmjen e së premtes procesin e verifikimit të rezultateve të subjekteve politike nga formularë e plotësuar në vendvotime dhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë.

Bëhet fjalë për komunat Pejë, Prizren, Podujevë, Gjilan dhe Ferizaj, të cilat kanë përfunduar këto aktivitete deri në orën 21 të së premtes.

Lajmi është konfirmuar nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Elezi ka thënë se “në QKN e Prishtinës, verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularë e plotësuar në vendvotime dhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë do të vazhdojë në pjesën e parë të ditës së shtunë”.

Sipas tij, deri më tani (e premte, 2 janar 2026, ora 21:00), janë procesuar në platformën e rezultateve 5,504 nga 5,557 vendvotime apo rreth 98% e vendvotimeve.

Në përgjithësi, procesi në QKN, nga 29 dhjetor 2025 deri më 2 janar 2026, është përmbyllur në 37 komuna, përfshirë: Mamushë, Shtërpcë, Junik, Hani i Elezit, Kllokot, Partesh, Mitrovicë e Veriut, Novobërdë, Zveçan, Viti, Zubin Potok, Ranillug, Dragash, Istog, Obiliq, Gllogoc, Deçan, Shtime, Klinë, Kamenicë, Fushë Kosovë, Leposaviq, Graçanicë, Vushtrri, Rahovec, Skënderaj, Kaçanik, Mitrovicë e Jugut, Gjakovë, Malishevë, Lipjan, Suharekë, Pejë, Prizren, Podujevë, Gjilan dhe Ferizaj.

Në anën tjetër, Elezi tregoi se në QNR është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht nga 29 përfaqësitë diplomatike.

“Deri më tani (e premte, 2 janar 2026, ora 21:00) janë numëruar 21 nga 40 vendvotimet e përfaqësitë diplomatike”, tha ai.

Më 27 dhjetor 2025, votimi u zhvillua në 29 përfaqësi diplomatike, në 18 shtete të ndryshme. Nga 19,187 shtetas të regjistruar, kanë votuar 16,165, apo 84.24%. Këto fletëvotime janë në proces numërimi.

Vetëvendosje dominon votat e diasporës, KQZ publikon rezultatet e para

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e rezultateve të votave nga përfaqësitë diplomatike, ku qytetarët e Kosovës jashtë vendit kanë ushtruar të drejtën e tyre për të votuar.

Sipas përditësimit të fundit të orës 20:05, që përfshin 45 për qind të votave të numëruara, mbështetja më e madhe shkon për Lëvizjen Vetëvendosje, e cila ka siguruar 85.11 për qind të votave. Partitë tjera shënojnë përqindje njëshifrore: PDK 6.18%, LDK 5.70% dhe AAK 1.56%.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se nga kutitë postare në Berlin dhe Bernë janë tërhequr mbi 28,500 pako me fletëvotime, nga të cilat 27,600 janë aprovuar për numërim, ndërsa mbi 950 pako janë refuzuar, kryesisht për shkak të mungesës së dëftesës së regjistrimit të votuesit.

Procesi i numërimit të votave nga diaspora vazhdon, dhe rezultatet e përditësuara priten të publikohen gradualisht në platformën e KQZ-së.

Albin Kurti vendos rekord të ri zgjedhor

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kryeministër në detyrë, Albin Kurti, e ka thyer rekordin e tij që e kishte vendosur në zgjedhjet e 9 shkurtit, si lideri më i votuar.

Nga numërimi i 96. 17 përqind të votave për deputetë, Kurti ka marrë 338 mijë 731 vota.

Në zgjedhjet e rregullta të 9 shkurtit, Kurti fitoi 337.791 vota, duke thyer rekordin e deriatëhershëm të presidentes Vjosa Osmani (300.756 vota).

Nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, ende s’janë numëruar votat e diasporës, ato me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta.

Lista e LDK-së për deputetë: Dy kandidatë ndërrojnë vendet, Gashi ngec

Teksa numërimi i votave për deputetë po shkon drejt fundit, gara në listën e LDK-së vazhdon të mbetet interesante.

Ermal Sadiku i cili renditej i 15-ti me vota, tashmë ka tejkaluar Fadil Hadërgjonajn dhe ndodhet në pozitën e 14-të si më i votuari.

Sadiku deri tani ka 15 mijë e 86 vota derisa Hadërgjonaj 15 mijë e 17 vota.

Image

Lista e LDK-se

Arben Gashi ka ngecur mbrapa me vota, dhe tani ka rreth 500 vota më pak se Hadërgjonaj.