Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, tha të dielën se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nevojë për Grenlandën për arsye sigurie kombëtare, duke përmendur atë që ai e përshkroi si një prani të shtuar ruse dhe kineze rreth vendit ishullor me vendndodhje strategjike.
Duke folur me gazetarët në bordin e Air Force One, Trump tha se Grenlanda është “shumë strategjike” dhe pretendoi se aktualisht është e rrethuar nga anije ruse dhe kineze.
“Ne kemi nevojë për Grenlandën, nga pikëpamja e sigurisë kombëtare, dhe Danimarka nuk do të jetë në gjendje ta bëjë këtë”, tha ai kur u pyet për ndonjë veprim të mundshëm të ShBA-së kundër Grenlandës.



Të tjera
Ndahet nga jeta njëri prej themeluesve të celulave të para të UÇK-së në Prizren
Kurti: Çdo emër në listën e viktimave përfaqëson një jetë të humbur, Serbia duhet të hapë arkivat për krímet e lúftës
Tre persona humbin jetën gjatë festimeve për fitoren e Meksikës në Kupën e Botës