Faljet e mira janë të vështira për t’u arritur, për shkak të mungesës së dëshirës për t’i bërë ato, në radhë të parë
Të kërkosh falje varet nga situata që ti ndodhesh, që nga përplasja aksidentale me një të huaj në një lokal të mbushur me njerëz deri te fyerja e zgjedhjeve të jetës së mikut tuaj më të mirë.
Merr përgjegjësi!
1. Përdorni fjalët e duhura
Thoni: “Më vjen keq” ose “kërkoj falje”. Këto fraza janë të domosdoshme në çdo ndjesë.
2. Pranoni përgjegjësinë
Specifikoni për çfarë po kërkoni falje. Tregoni se e kuptoni pse veprimi juaj ishte i dëmshëm.
3. Mos justifikoni veprimet tuaja
Mos u përpiqni të shpjegoheni pse e bëtë veprimin. Vetëm nëse ju kërkohet.
4. Premtoni përmirësim
Premtoni që nuk do të ndodhë përsëri dhe përshkruani konkretisht se si do të merrni masa për të mos përsëritur gabimin.
5. Ofroni të rregulloni marrëdhënien me personin që po i kërkoni falje
Tregoni se si jeni të gatshëm të korrigjoni gabimin tuaj.
6. Dëgjoni
Dëgjoni me vëmendje përvojën dhe ndjenjat e personit që keni lënduar. Kjo është për ta, jo për ju!

Çfarë duhet të mos bëni kur kërkoni falje:
▪ Mos përdorni fraza si “nëse”, “por” (p.sh., “Më vjen keq nëse u ofendove”).
▪ Mos i zvogëloni ndjenjat e tjetrit (p.sh., “Ishte thjesht një shaka”).
Kur nuk duhet të kërkoni falje?
▪ Kjo është e thjeshtë. Mos kërkoni falje për gjëra që nuk janë faji juaj!
(Këtë e gjykoni vetë, por meqë po lexoni këtë artikull nuk jeni edhe aq të pafajshëm.)
▪ Falja është një shenjë e forcës dhe e pjekurisë, dhe kur bëhet siç duhet, mund të përmirësojë marrëdhëniet.



Të tjera
Kryeministri udhëton për në Davos, merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror
Vuçiq po e fut Serbinë në konflikte globale, duke akuzuar SHBA-në dhe Izraelin për ngjarjet në Iran
Nesër pritet të ekzekutohen pagesat për këta qytetarë