Shumë prej nesh dinë se duhet të ulin nivelin e sheqerit në ushqimet që konsumojnë pasi redukton shtypjen e gjakut dhe rrezikun e ndonjë sulmi në zemër.
Një mjek ka hedhur poshtë këtë teori duke treguar se sheqeri mund të ketë efekte shumë të dobishme në funksionimin e trurit.
Doktori Drew Ramsay thotë se sheqeri është jetik për trurin i njeriut, i cili përdor 400 kalori të glukozës cdo ditë. Por shpjegon se nëse konsumoni 2 cokollata në ditë, nuk do keni energji të tepërt. Gjithcka lidhet me mënyrën se si e merrni sheqerin.
Sipas tij, ushqimet ku sheqeri nuk është i përpunuar si mjalti, shurupi apo frutat ndikojnë në funksionimin e trurit.
Ka patur mjaft debate në lidhje me këtë gjë, por Dr. Ramsay vazhdon me teorinë e tij duke sugjeruar që të konsumoni më tepër fruta se lëngje.


Të tjera
Çfarë i duhet çdo skuadre për të arritur në fazën eliminatore të Kupës së Botës 2026
Lamine Yamal merr një dhuratë speciale para udhëtimit drejt Meksikës për Botërorin 2026
Gilberto Mora hyn në histori të Meksikës dhe Kupës së Botës me rekordin e tij