Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, priti në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj.
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet dy vendeve dhe proceset me interes të ndërsjellë.
“Kryetari Hamza e njoftoi ambasadorin Blaj për situatën politike dhe qëndrimet e PDK-së lidhur me stabilitetin institucional dhe orientimin euroatlantik të vendit. Kryetari Hamza shprehu mirënjohjen për rolin e ambasadës sllovene në Kosovë dhe kontributin e saj të vazhdueshëm në forcimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Sllovenisë, si dhe për mbështetjen ndaj Kosovës në proceset ndërkombëtare”, thuhet në komunikatën për media të PDK-së.




Të tjera
Haxhiu: Ekspozita e Hazir Rekës, dokumentim i qëndresës dhe sakrificës
Për zbardhje të lëkurës dhe flokë të shndritshme, përdorni lëvore të patateve
Berisha: PD bën thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin