Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.
Diskutuan rreth raporteve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, marrëdhënieve ekonomike, bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe rreth zhvillimeve të fundit në vend.
Ky takim u zhvillua si vazhdimësi e vizitës së kryeministrit Kurti në Republikën e Turqisë ditë më parë.



Të tjera
VV pranon president konsensual, Nagavci: Nuk mund të them sot se do të qeverisim me një parti tjetër
Luan Krasniqi paralajmëron, nipi i tij bokson pas dy ditësh: Është veç një kampion europian
Si ta përdorni për shëndetin e zemrës specin e djegës