Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se deri në këto momente ka pranuar katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 11 personave në mesin e 109 të arrestuarve për manipulim votash në Komunën e Prizenit.
Zëdhënësi i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Marcel Lekaj, tha se janë ende në pritje të pranimit të kërkesave nga Prokuroria Themelore në Prizren.
“Ju njoftoj se deri në këto momente Gjykata Themelore në Prizren ka pranuar katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 11 personave, dhe në ora14:00 është casktuar një seancë dëgjimore dhe në ora 15:00 është casktuar seanca e radhës dhe jemi ende në pritje të pranimit të kërkesave nga Prokuroria Themelore në Prizren”, tha Lekaj.



Të tjera
Dënimi duhet ta bëjë fëmijën të mendojë dhe jo të ndihet i keq
Zvicra mposht Kanadanë, siguron vendin e parë në grupin B
VV pranon president konsensual, Nagavci: Nuk mund të them sot se do të qeverisim me një parti tjetër