Gjykata Themelore në Prizren ka bërë të ditur se deri në këto momente kanë pranuar nga Prokuroria Themelore katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për 11 të dyshuar, të cilët u arrestuan një ditë më parë pas një aksioni të prokurorisë nën dyshimet për manipulim e falsifikim votash të kandidatëve.
“Deri në këto momente Gjykata Themelore në Prizren ka pranuar katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 11 personave, në ora 14:00 është caktuar një seancë dëgjimore, në ora 15:00 është caktuar seanca e radhës dhe jemi ende në pritje të pranimit të kërkesave nga Prokuroria Themelore në Prizren”, tha Marcel Lekaj zëdhënës i Gjykatës Themelore në Prizren.
Ai para gazetarëve tregoi se Gjykata ka formuar një grup punues ku tha se janë caktuar 4 gjyqtarë kujdestarë që janë në orë të kujdestarisë për të pranuar kërkesat për caktim të masave sigurisë, bashkëpunëtorë profesional dhe staf administrativ mbështetës që do të jenë sot e nesër në kohë të kujdestarisë për pranimin e kërkesave, trajtimin e tyre brenda afatit kohor.
“Gjithë përfaqësuesit ligjor të të pandehurve janë duke u njoftuar nga Gjykata për kohën e mbajtjes së seancave”, tha ajo, derisa shtoi se varësisht nga kërkesat që po i përcjellë Prokuroria, po vepron Gjykata.
“Për kërkesat në momentin që pranohen, caktohet gjyqtari kujdestar për të trajtuar rastin, njoftohen përfaqësuesit, palët, përfaqësuesit ligjor dhe Qendrat e Shërbimit Korrektues për të sjellë palët në kohë të caktuar”, tha Lekaj.



Të tjera
‘Plehra, lëri çunat’- Përplasje fizike mes deputetit të PD-së dhe policisë gjatë protestës në Shqipëri
Kërkohet paraburgim ndaj 23 të dyshuarve për falsifikim rezultatesh
Gaza, 10 fëmijë të vde*kur nga i ftohti që nga fillimi i dimrit