Kryeministri në detyrë, Albin Kurti takoi ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, trasmeton KosovaPost.
Sipas njoftimit nga Kryeministria, ata diskutuan për zhvillimet e fundit, rëndësinë e përmbylljes së procesit zgjedhor dhe formimit të institucioneve sa më parë, si dhe për temat me interes bilateral.
“Kryeministri Kurti falënderoi ambasadorin për bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.



Të tjera
Mjedra për të humbur peshë
Juventusi kontakton agjentin e Dybalas, por lojtari ka tjetër prioritet
Mirlind Daku zbulon për herë të parë portretin e vajzës së tij