Një lajm i bujshëm vjen nga Italia. Juventusi ka kontaktuar zyrtarisht agjentin e Paulo Dybalas për të diskutuar një rikthim të mundshëm të argjentinasit në Torino.
Sipas mediave italiane, përkundër këtij hapi konkret dhe të papritur nga ish-klubi i tij, dëshira e lojtarit duket se mbetet e pandryshuar.
Prioriteti absolut i “Joyas” vazhdon të jetë qëndrimi te Roma. Sulmuesi argjentinas ndihet i lumtur në kryeqytet, por ky interesim i ri nga Juventusi pritet të ndezë edhe më shumë merkaton e verës në Serie A.



Të tjera
Hoti bën thirrje për protestë, për përfshirjen e Kosovës në projektin e gazit amerikan
Legjenda braziliane zgjedh favoritët për “Këpucën e Artë” në Botërorin 2026, veçon dy yje të Real Madridit
FIFA e kënaqur me Botërorin 2026 të zgjeruar, ekipet e reja po dëshmojnë konkurrencë të fortë