Teksa protestat kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama vijojnë në Tiranë, publicisti Adriatik Riza Dosti ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku i drejtohet kreut të qeverisë me një sërë kritikash dhe paralajmërimesh politike.
Duke iu referuar pakënaqësisë qytetare dhe thirrjeve të protestuesve për largimin e Ramës, Dosti shprehet se “të ikësh është më mirë sesa të të përzënë”, ndërsa thekson se pushteti i mbajtur me forcë nuk mund të qëndrojë përballë vullnetit të popullit, përcjell “Bota sot”.
Mes tjerash, ai e lidh drejtpërdrejt situatën politike me protestat e ditëve të fundit, duke argumentuar se zëri i qytetarëve nuk mund të injorohet dhe se “sa më e gjatë kokëfortësia, aq më i rëndë gjykimi”.
Shkrimi i plotë
Të ikësh është më mirë sesa të të përzënë.
Të të urrejë populli është më keq sesa të të ketë inat.
Të pranohesh nga të tjerët duke u servilosur është, së pari, dobësi e jotja njerëzore, e cila sot të bën hero, ndërsa nesër të hap gropën.
Të gënjesh e të mashtrosh popullin tënd, do të thotë se më së pari ke gënjyer e ke mashtruar veten tënde.
Të vjedhësh popullin tënd, që të ka besuar drejtimin e vendit, është haram që Zoti nuk ta fal kollaj.
Të shash, të fyesh, të ofendosh e të poshtërosh popullin tënd do të thotë që ti nuk ke asnjë lloj lidhjeje me atë popull, por ke vetëm urrejtje diabolike ndaj tij.
Të kesh lindur i çmendur nuk është faji yt, por të sillesh si i tillë kur ke pushtet është krim që duhet dënuar penalisht.
Votat e vjedhura që të mbajnë ende në pushtet dhe populli në rrugë e në sheshe, kundër, që kërkon ikjen tënde nga aty ku je, janë dy gjëra krejt të kundërta.
Disa dhjetëra mund edhe të jenë gabim, por qindra mijëra kurrsesi jo.
Uthulla e fortë prish enën e vet.
Nuk i bihet murit me kokë.
Mos harro se, në të tilla raste, është më mirë një fund i tmerrshëm sesa një tmerr pa fund.
Sa më e gjatë kokëfortësia, aq më i rëndë gjykimi.



Të tjera
Çfarë të bëni kur dikush ju ndërpret gjatë bisedës: Fjalia që vendos kufirin pa konflikt
Topi i Kupës së Botës 2026 shkon në hapësirë, ndërsa NASA studion futbollin në zero gravitet
Kërçeli i kundërpërgjigjet Hotit: Mbrojeni LDK-në sepse po ju ndërrohet qiramarrësi, për aleancën me SHBA-të ka kush kujdeset