Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hoxha Orhan Bislimaj nga Prizreni, ka reaguar ashpër ndaj dokumentarit të realizuar nga Kushtrim Sadiku, duke e cilësuar atë si të papërshtatshëm, provokues dhe moralisht të papranueshëm.
“Po pse more Kushtrim Sadiku po i trazon shpirtrat e viktimave? Çfarë ke dashur të thuash me këtë dokumentar? Kush ta kërkoi një gjë të tillë?”, shtron pyetje Bislimaj.
Ai thekson se realiteti i Gazës është një tragjedi e përmasave të tmerrshme, ku sipas tij janë vrarë mbi 70 mijë palestinezë të pafajshëm, rreth 20 mijë fëmijë, ndërsa Gaza është rrafshuar me tokë dhe mbi 30 mijë fëmijë kanë mbetur jetimë.
“A nuk po frikësohesh nga gjaku i të pafajshmëve? A nuk të dhemb loti i jetimit? A i ke parë skenat e llahtarshme të bombardimeve, të grave, fëmijëve, pleqve dhe spitaleve?”, pyet ai.
Bislimaj kujton se ekziston një Zot që i sheh të gjitha dhe se padrejtësia ndaj viktimave nuk mbetet pa u ndëshkuar. Sipas tij, nëse dikush nuk është në gjendje të mbrojë të shtypurit, së paku duhet të heshtë, sepse sipas tij, “e gjithë bota e di se në Gaza ka ndodhur gjenocid”.
Duke bërë një krahasim të fortë historik, ai thekson se rasti i Palestinës ka shumë ngjashmëri me atë të Kosovës. “T’i fajësosh palestinezët dhe të mos flasësh për krimet shtetërore izraelite për dekada me radhë, është njësoj si ta fajësosh Adem Jasharin pse luftoi okupatorin serb, apo si të solidarizohesh me krimet serbe në Bosnjë e Kosovë”, shprehet Bislimaj.
Në fund, ai e cilëson dokumentarin si një gabim të rëndë moral dhe bën thirrje për përgjegjësi, ndërgjegje dhe frikë ndaj Zotit, duke theksuar se krimet kundër të pafajshmëve, e sidomos kundër fëmijëve, nuk mund dhe nuk duhet të arsyetohen kurrë.Duke bërë një krahasim të fortë historik, ai thekson se rasti i Palestinës ka shumë ngjashmëri me atë të Kosovës. “T’i fajësosh palestinezët dhe të mos flasësh për krimet shtetërore izraelite për dekada me radhë, është njësoj si ta fajësosh Adem Jasharin pse luftoi okupatorin serb, apo si të solidarizohesh me krimet serbe në Bosnjë e Kosovë”, shprehet Bislimaj.
Në fund, ai e cilëson dokumentarin si një gabim të rëndë moral dhe bën thirrje për përgjegjësi, ndërgjegje dhe frikë ndaj Zotit, duke theksuar se krimet kundër të pafajshmëve, e sidomos kundër fëmijëve, nuk mund dhe nuk duhet të arsyetohen kurrë.



Të tjera
Çokollata e qetëson kollën
Ushtrimet që ju rrafshojnë barkun për katër javë
Pse disa njerëz kanë frikë të dashurojnë?