Arrestohet shtetasi i Kolumbisë, sulmon me thikë dy gra kosovare

Mbi 50 të arrestuar për manipulime me vota

Një operacion i madh policor kundër falsifikimit të rezultateve zgjedhore ka nisur mëngjesin e të mërkurës në Malishevë.

Aksionin është duke e udhëhequr Prokuroria Themelore në Gjakovë.

Mësojmë se mbi 50 individë të cilët dyshohet se mbanin funksione në Qendrën Komunale të Numërimit në Malishevë janë shoqëruar në stacionin policor.

Hetimi ka në shënjestër komisionerë të cilët dyshohet se kanë ndërhyrë në procesin e numërimit të votave të kandidatëve për deputetë.

Zëdhënësi i Prokurorisë në Gjakovë, Drin Domi tha se aksioni është në zhvillim e sipër.

Procesi i rinumërimit të votave në Malishevë ka zbuluar shpërputhje të madhe të rezultateve të kandidatëve për deputetë në numërimin e realizuar në QKN. Manipulimet e rezultateve të kandidatëve kanë rezultuar në secilën prej subjekteve kryesore.