Heidi Baci dhe Romeo Veshaj, çifti fantastik i krijuar gjatë spektaklit Big Brother VIP Albania 3, duket se nuk po ndahen nga njëri-tjetri.
Pasi përfunduan eksperiencën e tyre brenda shtëpisë së famshme, dyshja kanë vendosur të vazhdojnë lidhjen e tyre edhe jashtë dhe duken më të dashuruar se kurrë më parë.

Çifti ka zgjedhur të kalojë momente të paharrueshme së bashku, duke ndarë herë pas here fotografi në rrjetet sociale, ku shihen në krahët e njëri-tjetrit, duke shijuar çdo çast të veçantë.
Këto momente të dokumentuara tregojnë qartë lidhjen e fortë dhe dashurinë e sinqertë që kanë për njëri-tjetrin.

Gjatë kohës që kaluan brenda shtëpisë së Big Brother VIP, Heidi dhe Romeo u shquan si lojtarë tejet të fortë.

Historia e tyre e dashurisë, e cila filloi në një ambient të mbushur me sfida dhe presione, ka arritur të lulëzojë dhe të forcohet edhe më shumë jashtë shtëpisë së Big Brother.
Fansat e tyre janë të emocionuar dhe të lumtur për ta, duke i mbështetur në çdo hap të rrugëtimit të tyre të përbashkët. /

Të tjera
Gjërat që çiftet e lumtura bëjnë çdo ditë
Policia serbe bastis shtëpinë e zyrtarit të AAK-së në Tërnoc
Pesë maska për fytyrën që mund t’i përgatisni fare thjeshtë