Prokuroria Themelore e Gjakovës ka paraqitur kërkesë për paraburgim ndaj 15 komisionerëve të arrestuar në Malishevë si të dyshuar për manipulim të votave.
Në komunikatën për media nga Prokuroria dhe Policia është bërë e ditur se 43 komisioneret e intervistuar do të hetohen në procedurë të rregullt.
“Me vendim të Prokurorit të Shtetit, 15 (pesëmbëdhjetë) kryesuesit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, ndaj të cilëve Prokuroria ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë gjykatës kompetente. Ndërkaq, pas grumbullimit të provave relevante, intervistimit të tyre, 43 (dyzet e tre) komisionerët do të hetohen në procedurë të rregullt, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi”, thuhet në komunikatë.
Prokuroria dhe Policia të mërkurën kanë zhvilluar një aksion në Malishevë ku janë intervistuar 58 persona nën dyshimin për pjesëmarrje në manipulim të votave.
Kryeprokurori i Prokurorisë së Gjakovës Enis Gashi, tha se në Malishevë dyshohet se janë manipuluar mbi 17 mijë vota.



Të tjera
Aksidentohen dy vetura në Prishtinë, një i lënduar
Halil Matoshi akuzon elitën politike për shkelje kushtetuese: Shumë i mjerë duhet me qenë për me ja leju Dimal Bashës interpretimin kushtetues
Buzhala: Vendimi i Kushtetueses për Rashiqin mbron Listën Serbe, jo komunitetin serb