Ka nisur seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët akuzohen për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt.
Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla janë sjellë tashmë në Gjykatë.
Dy të akuzuarit e parë kishin pretenduar se kanë çrregullime mendore, por Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka konstatuar se asnjëri prej tyre nuk ka pasur problematika të tilla shëndetësore gjatë kohës së kryerjes së veprës penale.
Në seancën fillestare të mbajtur më 31 janar 2025, Naim Murseli u deklarua i pafajshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt. Ndërkaq, Granit Plava nuk ishte deklaruar rreth fajësisë, ndërsa Kushtrim Kokalla kishte thënë se nuk deklarohet pa u konsultuar me mbrojtjen.
Ndërkohë, Gjykata e Apelit ka ndryshuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë lidhur me sanksionin penal për Tom Dodajn, i cili akuzohet për shitjen e armës me të cilën është kryer vrasja. Apeli e ka dënuar Dodajn me tre vjet burgim dhe 3 mijë euro gjobë.



Të tjera
Haxhiu dekreton ligjin e marrëveshjes për anëtarësim në Bordin e Paqes
Sveçla pritet nga homologu turk, kërkon avancim të bashkëpunimit për siguri
Vazhdon puna për dokumentimin e krímeve të lúftës, Kurti merr raportin