Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë në ATV, se ka pasë ide që kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, me mbledh nënshkrime për për t’u bërë president.
Gashi tha se nuk e di sa është e konkretizuar kjo.
“Me aq sa kam parë, ka pasë ide qe Ramush Haradinaj me mbledh nënshkrime nga deputetët individualisht dhe grupet politike, por nuk e di se a është konkretizuar”, ka thënë ai.
Tutje, ai tha se LDK-ja nuk ka mundësi as të propozojë kandidat për president, sepse ka vetëm 15 deputetë.
Ai tha se duhen 40 nënshkrime të deputetëve për të propozuar dikë si kandidat.
Sipas tij, partisë fituese i takon që ta bëjë këtë, pasi i ka numrat për ta kandiduar.



Të tjera
Shenjat që tregojnë se lidhja juaj po përfundon
Fillon rigjykimi në mungesë ndaj të akuzuarit për krime lufte, Çedomir Aksiq
Maratona e Palestinës rikthehet pas 2 vitesh ndërprerje për shkak të luftës në Gaza