Publicisti Idriz Zeqiraj vlerëson se që nga krijimi i Qeverisë Kurti I, në opinion ka pasur skepticizëm dhe mosbesim, sidomos ndaj ministrave që vinin nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, por sipas tij, ky perceptim u ndërtua mbi paragjykime dhe përfolje dashakeqe.
“Në opinion qarkullonin përfolje nga më të ndryshmet, duke u thënë se ‘këta nuk i ka uruar askush kurrë me punë të mbarë’ apo se ‘nuk kanë pasur as xhirollogari bankare të hapur’”, shprehet Zeqiraj.
Ai ngre pyetjen se ku do të mund të punësoheshin aktivistët e Vetëvendosjes, të cilët sipas tij, kishin kundërshtuar hapur pazaret politike me Serbinë, korrupsionin zyrtar, tenderët abuzivë dhe privatizimet e dëmshme për pasurinë publike.
Sipas Zeqirajt, dallimi kryesor i Albin Kurtit nga liderët e mëparshëm politikë është integriteti personal.
Ai thotë se ndryshe nga Qeveritë Kurti I dhe II, të cilat udhëhiqeshin kryesisht nga ministra rishtarë, Qeveria Kurti III ka tashmë përvojë cilësore, gjë që sipas tij u konfirmua edhe nga fitorja e tretë radhazi e Vetëvendosjes me aleatët.
“Fitorja plebishitare e demanton bindshëm pretendimin se populli është mashtruar me votën e dhënë”, thotë Zeqiraj.
Ai përmend edhe Armend Mujën, duke thënë se do të vazhdojë drejtimin e suksesshëm në Bujqësi, ndërsa për Nenad Rashiqin thekson se është ministër komunikues dhe i pranueshëm për të gjitha komunitetet.
“Prurjet e reja në Vetëvendosje janë intelektualë të formuar në universitete evropiane dhe botërore. Kuantiteti sjell edhe kualitetin, dhe mundësia e përzgjedhjes së kuadrove është gjithnjë e më e madhe”, përfundon Zeqiraj, duke uruar mbarësi për qeverinë dhe shtetin.



Të tjera
SHBA vlerëson dhe forcon Shërbimin Korrektues të Kosovës
Këshilla kur keni probleme me tretjen
Maqedonci, nderohet nga Ushtria e SHBA-ve