Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj ka komentuar ligjëratën e mbajtur nga Gjykata Speciale në gjimnazin “Xhevded Doda” në Prishtinë.
Ai në emisionin “Ora 7” ha se e nëjta gjykatë ka dhënë vendime të gabueshme dhe të padrejta duke iu referuar rastit të Salih Mustafës-Calit dhe atij të Pjetër Shalës.
“Kjo gjykatë ka dhënë vendime të gabueshme, të padrejta, dhe tani që janë të plotfuqishme siç është rasti i Calit dhe Pjetër Shalës edhe vendimi për ne që na ka dënuar”.
Haradinaj mes tjerash theksoi se problem i ligjëratës së Speciales ka qenë propaganda kundër UÇK-së.
“Problemi ka qenë propaganda kundër UÇK-së, këto ligjërata nuk mund t’i bëjë askush pa marrë një leje”, shtoi ai.



Të tjera
OBSH sheh rrezik të ulët të përhapjes së virusit Nipah përtej Indisë
Konfirmojnë nga Prokuroria Speciale: Faton Peci u intervistua si i pandehur për rastin e granteve
Nuk ka amnisti për asnjë keqbërës, LVV ka edhe komision disiplinor