Efi Dhedhes vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar në media e shtypin rozë.
Ajo është tejet aktive edhe në rrjete sociale, ku shpesh ndan me fansat postime të ndryshme.
Ish-banorja e Big Brother VIP Albania këtë herë i ka dhënë mundësi të pyesin më shumë përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’ në Instagram.

“Përse je bërë kaq e shpifur si Michael Jackson? Dukesh si burrë me rroba femre”, ka qenë një nga pyetjet që iu parashtrua.
Zeshkania nuk hezitoi të ndajë këtë me ndjekësit dhe të bëjë një lloj mimike në fytyrë.
Duket se bukuroshja është mësuar me komente të tilla dhe se nuk e ka më problem.
Në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania, Efi arriti të shkojë deri në finale.




Të tjera
Çfarë i ndodh trupit nëse hani hudhër dhe mjaltë me stomak bosh për 7 ditë
Temperaturat deri në 33 gradë Celsius gjatë javës që ardhshme, parashikohen edhe reshje shiu
A mjafton t’i lani dhëmbët vetëm dy minuta