Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, është intervistuar në cilësinë e të pandehurit sot në Prokurorinë Speciale të Kosovës.
Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Nora Luta.
“Ju njoftojmë se z. Faton Peci është intervistuar në cilësinë e të pandehurit në rastin e granteve, i cili është në trajtim nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës”.
Peci u intervistua për grantet në Ministrinë e Bujqësisë gjatë kohës sa ishte në krye të këtij dikasteri.



Të tjera
Hani dardha nëse doni të humbisni peshë
Të mirat shëndetësore nga udhëtimet
Shenjat që tregojnë se po plakeni shpejt