Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se sot ka nisur qarkullimi i mauneve dhe mjeteve të tjera transportuese në kufirin me Serbinë.
Lëvizja ka qenë e bllokuar që nga data 26 janar 2026 për shkak të një proteste që është zhvilluar nga transportuesit.
“Ju njoftojmë se ka filluar qarkullimi i mauneve dhe mjeteve transportuese në kufirin me Serbinë, i cili ishte i bllokuar që nga data,26.01.2026”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Studim: Fëmijët e nënave të rrepta kanë më shumë gjasa të kenë probleme me alkoolin
Përkujtohet Ekrem Rexha – Komandant Drini`
SHBA beson se fundi i luftës është afër