Kreu i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka njoftuar se nuk do të vazhdojë më në pozitën e Sekretarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ai tha se vendimi është marrë si një shenjë e marrjes së përgjegjësisë për rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit dhe gjithashtu për shkak se pozita nuk i përshtatet punës së tij si kryetar i Komunës së Lipjanit.
“Nuk besoj që duhet të vazhdoj me çështjen e sekretarit sepse besoj se duhet të marrim përgjegjësi”, deklaroi Ahmeti, duke shtuar se me këtë hap dëshiron të hapë rrugë edhe për gjeneratat e reja.



Të tjera
Rinia e PDK-së me aksion simbolik para Qeverisë: Qirinj dhe batanije si “dhuratë” për Kurtin për krizën e rrymës
Arifi: LDK-në s’e shëron më një person, duhet të jenë më pragmatikë
Collins: Trump e di rëndësinë e Kosovës