Kreu i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka njoftuar se nuk do të vazhdojë më në pozitën e Sekretarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ai tha se vendimi është marrë si një shenjë e marrjes së përgjegjësisë për rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit dhe gjithashtu për shkak se pozita nuk i përshtatet punës së tij si kryetar i Komunës së Lipjanit.
“Nuk besoj që duhet të vazhdoj me çështjen e sekretarit sepse besoj se duhet të marrim përgjegjësi”, deklaroi Ahmeti, duke shtuar se me këtë hap dëshiron të hapë rrugë edhe për gjeneratat e reja.



Të tjera
Strategjitë se si t’i kurseni më shumë paratë
Pse ndryshimi i orës sot gjatë natës mund të na bëjë keq?
10 zakone të përditshme që i bëjmë gabim