Deputeti i zgjedhur Ukë Rugova është pyetur nëse familja e tij ka votë për Vjosa Osmani për ta rizgjedhur edhe një mandat presidente të Republikës të Kosovës.
Ai ka thënë se do të shohin kur të vije koha, ndërsa ka shtuar se Osmani është një Rugoviste dhe këtë nuk mund ta mohojnë.
“Do të shohim, të shohim tash si të vjen, të shohim kur të vjen koha”, ka thënë Rugova.
I pyetur se a ka bërë punë të mirë presidetja Osmani, deputeti Rugova ka vlerësuar punën e presidentes.
“Besoj që gjithmonë ka bërë punë të mirë, presidentja Osmani është një Rugoviste siç e dijmë të gjithë, atë nuk mundemi me mohu, të shohim tash çka do të ndodhë ditëve në vijim”, ka thënë Rugova./reporteri/



Të tjera
Arrestohen 4 persona që shisnin armë në Tiranë, i trafikonin nga Kosova
Kokaine në mes të parkingut, arrestohen dy shqiptarë në Itali
Pesë persona arrestohen në Kaçanik, tentuan të kryejnë vjedhje të rëndë