​Reagimi i OVL-UÇK, Syla: Nuk i besojmë Speciales, frikësohemi nga ndikimi politik

Nënkryetari i Organizatës se Veteranëve të Luftës (OVL-UÇK), Gazmend Syla ka reaguar pas kërkesës së Kryeprokurorës së Zyrës se Prokurorit të Specializuar, Kimberly West nga 45 vjet burgim për secilin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Syla shpreson që gjykata nuk do të bjerë në sprovën e prokurorisë dhe të merr një vendim të drejtë për pafajësinë e Hashim Thaçit, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Po ashtu Syla shpreh frikën e tij se, se një kërkesë sikur ajo e Prokurorisë, mund të jetë e njëanshëm dhe e ndikuar politikisht.

Nuk i besojmë kësaj gjykate

Përndryshe, sipas Sylës, gjykata nuk ka prova të mjaftueshme që ish krerët të dënohen me provat e fabrikuara nga prokuroria serbe.

Nuk ka prova të mjaftueshme

“Përndryshe nuk ka prova të mjaftueshme qe bashkëluftëtarët tonë mund të gjykohen apo dënohen me këto prova të fabrikuara që i kanë marrë nga prokuroria serbe prej gjykatës speciale”, shtoi Syla.

Kërkesa për 45 vite për secilin prej tyre, sipas nënkryetarit të Ovl ucck, nuk presin diccka tjetër nga prokurorët.

Deklaratat e dëshmitarëve mbrojtës – amerikanë, besoj qe do të kenë peshën e vet

“Prej prokurorëve ne nuk presim diçka tjetër. Prokuroria gjithmonë ka me kërkua një gjë të tillë por ne po vlerësojmë fuqishëm që edhe deklaratat e dëshmitarëve mbrojtës që kanë qenë amerikan, besoj qe do të kenë peshën e vet dhe gjykata nuk do të bjerë në këtë sprovën e prokurorisë dhe po besoj që do të merr një vendim i cili do të jetë i drejtë për ne dhe do të vërtetoj pafajësinë e bashkëluftëtarëve tonë dhe pastërtinë e luftës sonë për çlirim”, tha Syla.

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka nisur fjala përfundimtare e Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Kjo paraqet fazën përfundimtare të procesit më të madh gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës, në Hagë.

Gjykimi ndaj tyre ka nisur më 3 prill 2023, gati tri vjet pas konfirmimit të aktakuzës prej kur ish-krerët e UÇK-së mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë.