Federata e Futbollit e Kosovës ka ndarë çmimin tradicional “Ylli i Javës” për herë të dytë futbollistit të FC Ballkanit, Almir Kryeziu, çmim ky i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të javës në Superligën e futbollit kosovar.
Federata ka njoftuar se Kryeziu pati një paraqitje individuale shumë të mirë për skuadrën e tij gjatë 88 minutave sa luajti, duke shënuar një gol dhe duke asistuar në golin e dytë, duke siguruar fitoren për skuadrën e tij kundër Gjilanit me rezultat 1:2.
Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.
Pasi mori këtë çmim, Kryeziu u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës: “Kemi pasur një fazë përgatitore shumë të mirë dhe kemi pasur kohë të mjaftueshme për ta analizuar Gjilanin. Ekipi ka qenë shumë i mirë edhe në sezonin e kaluar, megjithatë këto transfere kanë rritur konkurrencën, por edhe kualitetin në ekip. Synimi i FC Ballkanit tashmë dihet se është dalja kampion dhe jemi në rrugën e mirë për ta arritur këtë qëllim, por jemi edhe në garë për Kupën e Kosovës, andaj do të luftojmë në të dyja garat”.



Të tjera
Shenjat që tregojnë se keni nevojë për kalcium
Florentino Perezi po shtyn për Michael Olisen, mund t’i kushtojë 160 milionë euro
Gjethet e dafinës të mira për tretje dhe kundër diabetit