Pas fitores dramatike të Manchester Cityt me rezultat 2-1 ndaj Liverpoolit në Premierligë, ku skuadra e Pep Guardiolas u shfaq në formë të mirë dhe e vazhdoi garën për titull, sulmuesi norvegjez Erling Haaland ka dhënë fjalë të forta për shokun e tij të skuadrës, portierin Gianluigi Donnarumma.
Haaland, i cili e shënoi golin vendimtar me penallti në minutat e fundit të ndeshjes, nuk e la pa vlerësuar punën e portierit italian, duke thënë se Donnarumma është një nga portierët më të mirë në planet dhe një element kyç për sukseset e Cityt.
“Ajo pritje ishte e jashtëzakonshme, nga një tjetër planet. Prandaj edhe Donnarumma është portieri më i mirë në botë”, deklaroi ish-sulmuesi i Salzburgut dhe Borussia Dortmundit, përcjell “Gazeta Express”.
Që nga transferimi tek Manchester City gjatë verës së vitit 2025 nga Paris Saint-Germain, Gianluigi Donnarumma ka treguar se është një nga portierët më të kompletuar të momentit.
Ai ka fituar çmime të rëndësishme personale si “Yashin Trophy 2025”, që e shpalli atë portierin më të mirë të vitit sipas një paneli ndërkombëtar të gazetarëve sportivë.
Për më tepër, FIFA e ka shpallur atë “Portieri i Vitit 2025”, duke e vendosur Donnarumman në krye të listës së portierëve më të mirë të futbollit botëror — pas një sezoni ku ai kontribuoi në fitoren e Champions League me PSG dhe më pas u transferua te City për të ndihmuar në projektin e ri të Guardiolas.



Të tjera
Sekreti i italianëve për të humbur peshë
Lëngu i rrushit të thatë për pastrimin e mëlçisë
Behrami: 180 vjet i bazojnë në dokumentacione nga Serbia – Kryeprokurorja më shumë u beson atyre se gjeneralit Clark