Gazetari Valon Syla duke folur për kerkesën e Prokurorisë në Hagë për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së me nga 45 vjet burgim për secilin, tha se “nuk mundet me u mbulu as me fakte, as me asgjë”.
Gazetari Syla vlerësoi se “është skandaloze në aspektin profesional”.
“E ke vra dikend por spo ja dijmë emrin, ma ke vjedhë biçikletën gjatë luftës 45 vjet burgim…Qikjo është aktakuza. Realisht kjo s’ka vlerë, është politike qysh është nisë”, tha Syla në Pressing.
“Kurfarë vlere, baze, argumente, këtu vdes besimi në drejtësinë ndërkombëtare…”, vijoi Syla.
“I humbën pesë vjet për çka hala se din kerkush”, shtoi Syla për ish-krerët e UÇK-së që po vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim në Hagë.



Të tjera
Lëngu i rrushit të thatë për pastrimin e mëlçisë
Behrami: 180 vjet i bazojnë në dokumentacione nga Serbia – Kryeprokurorja më shumë u beson atyre se gjeneralit Clark
Zeka: Pasi dolën dosjet, edhe Nazim Bllaca refuzoi të dëshmonte kundër të katërve në Hagë