Distria Krasniqi ka arritur të fitojë medaljen e artë në Paris Grand Slam.
Në finalje ajo mposhti me Ippon Ariane Toro Solerin e Spanjës duke i sjellë edhe një tjetër sukses të madh Kosovës.
Garën e nisi nga xhiroja e dyë duke mundur Alicia Marquesin me Ippon, teksa në çerekfinale eliminoi Larissa Pimentën me Waazari.
Në gjysmëfinale fitoi ndaj vendëses, Amandine Buchard, përmes Yukos.
Krasniqi kishte qenë e artë në Paris edhe në vitet 2020, 2023 dhe 2024, e argjendtë në vitet më 2019 dhe 2022, dhe e bronztë në vitet 2017, 2018 dhe 2025.



Të tjera
Trump reagon për çmimin e biletave: As unë nuk do ta paguaja atë shumë
SHBA rezolutë me Bahrein-in, Kuvajtin, Katarin dhe Arabinë Saudite
Cili është pozicioni më i mirë për të fjetur?