Të martën parashikohet që në orët e para të 24-orëshit dhe gjatë mëngjesit të ketë reshje të izoluara shiu në disa lokalitete, ndërsa në zonën verilindore priten fjolla bore. Fjolla bore mund të ketë edhe në ndonjë zonë tjetër të Rrafshit të Kosovës.
Dita do të vijojë me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ndërsa më vonë pasdite, veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes, pritet intensifikim i reshjeve të shiut në rang vendi.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 15-33 km/h
Temperaturat minimale do të luhaten prej 0 deri në 4°C dhe ato maksimale prej 8 deri në 11°C.
The post Shi e borë, parashikimi i motit për nesër appeared first on GazetaBlic.



Të tjera
Shënohet 19-vjetori i Demonstratës së 10 shkurtit 2007
Çfarë rrezikoni nëse kafshoni lëkurën rreth thonjve
Ramadani për votat e VV-së për Listën Serbe: Patriotizmin e kanë me sezona