Sot bëhet dhjetë vjet që nga nënshkrimi i marrëveshjes për drejtësi mes Kosovës dhe Serbisë.
Takimi ndërmjet kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, Isa Mustafa dhe atij të Serbisë Aleksandër Vuçiq, kishe përfunduar me nënshkrimin e marrëveshjes për drejtësi.
Kjo sipas ndërmjetësueses Federica Mogherini është arritur rreth orës 2 pas mesnate.
I pyetur nëse janë diskutuar tema të tjera në dialog, Mustafa pati thënë se nuk ka pasur kohë për të tilla.
Ai ka thënë se nuk do të hapen tema të reja, pa u shuar institucionet paralele në veri me theks të veçantë Mbrojtja Civile.
Ndërkohë, kryeministri i atëhershëm serb Vuçiq ka thënë se me arritjen e marrëveshjes fiton Serbia dhe serbët e veriut, të cilët nuk do të mund të mbipërfaqësohen pasi që Gjykata e Mitrovicës do të ketë 9 prokurorë shqiptarë e 9 serbë.
Përfaqësuesja e BE-së, Mogherini, në anën tjetër ka bërë me dije se dy kryeministrat madje do të punojnë bashkë edhe rreth çështjes së migrimit ilegal të kosovarëve.



Të tjera
Mbappé më i miri në botë, mund t’i arrijë shifrat “e paarritshme” të Ronaldos
Konjufca: Shpresoj që nesër të formohet Qeveria
i kalon yjet si Messi e Mbappé