Dy ndeshje u zhvilluan me njërin nga nikoqirët, Meksika ku mposhtën Afrikën e Jugut 2-0 dhe Korea e Jugut mposhti Çekinë 2-1.
Mirëpo gjatë ndeshjes në “Azteca”, legjenda e Real Madridit, Marcelo ishte evakuar nga rojet e stadiumit.
Pasi përfundoi ndeshja Meksikë-Afrikë e Jugut, shpërtheu një përleshje e dhunshme midis një grupi protestuesish dhe autoriteteve lokale. Marcelo, i cili ndodhej në zonë, u përfshi në mes të grindjes dhe situata u bë e rrezikshme për ish-lojtarin.
Me të zbuluar praninë e Marcelos në vendin e konfliktit, oficerët vepruan shpejt për ta mbrojtur atë dhe për ta larguar nga zona. Policia e evakuoi me sukses brazilianin pa lëndime , pas një incidenti që shkaktoi mjaft frikë në fillim të turneut.



Të tjera
Me akreditim të FIFA-s, por pa vizë: Presidenti i futbollit palestinez nuk lejohet të hyjë në SHBA
Çajrat që ju ndihmojnë me tretjen dhe dhimbjen e stomakut
Haxhiu dhe Kurti nderojnë Rugovën, Demaçin dhe Zahir Pajazitin