Shtatë efektivë policie janë lënduar gjatë protestës së sotme të opozitës para Kryeministrisë dhe Parlamentit, raportojnë mediat shqiptare.
5 efektivë janë paraqitur dhe po ekzaminohen në Spitalin e Traumës. Ndërkaq dy efektivë policie janë paraqitur pranë shërbimit të Djegie-Plastikës.
Gjendja e tyre paraqitet stabile.
Përplasje u shënuan gjatë protestës së sotme, ku protestuesit hodhën molotov në drejtim të kordonit policor, ndërsa efektivët u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës dhe makina me ujë.



Të tjera
Federata e Para Boccia e Kosovës siguron përkrahje për vitin 2026
Real Madridi përgatit masa të ashpra ndaj Valverdes dhe Tchouamenit
BQK e institucionet vendore forcojnë koordinimin për integritetin financiar