Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje rreth takimit të djeshëm me ambasadorët e shteteve të Quint-it, raporton Ekonomia Online.
Në një konferencë për media ai tha se me ambasadorët ka pasur një takim përmbajtësor e konsultativ dhe njoftoi se njëra ndër temat ishte edhe nevoja e hapjes së Urës së Ibrit.
“Natyrisht që askush nuk mund të thotë se kjo nuk është një gjë e mirë apo e drejtë, por dëshirojmë që të zbatohet ligji e të respektohet lira e lëvizjes por në të njëjtën kohë të kemi paqe e siguri për të gjithë. Hapja e urës kryesore mbi lumin Ibër që në synojmë nuk është kundër askujt, por është për qytetarët dhe për mallrat e kapitalin, ajo i ndihmon njerëzit në të dyja anët e Ibrit pa dallim etnie. Janë edhe tre ura të tjera mbi lumin Ibër dhe të ngelet vetëm kjo urë e mbyllur për vetura, nuk mendojmë që është në rregull”, tha Kurti.
“Ura është aty për të kaluar një lum, liqe apo një greminë, e tash nuk mund të kemi ura që janë bypass për një urë. Besoj që edhe kjo urë duhet të jetë e hapur, madje para shumë vjetësh në njërën prej marrëveshjeve të Brukselit, hapja e urës në mënyrë të plotë edhe për qytetarët edhe për automjete është quajtur simbol i normalizimit. Kundër askujt, por për të gjithë”, tha kryeministri.



Të tjera
LVV reagon pas dëmtimit të shtyllës dhe pllakës së flamurit pranë varrit të Astrit Deharit
Marramendja, shkaqet dhe trajtimi
Kosova do të luajë ndeshjet e Botërorit në orët e hershme të mëngjesit – vetëm nëse kalon play-offin