Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka theksuar se vendi i tij ndjek me vëmendje procesin për zbardhjen e sulmit në Banjska dhe sjelljen para drejtësisë të autorëve të përfshirë, përfshirë këtu edhe Radojçiqin, i cili ka deklaruar publikisht pjesëmarrjen e tij në ngjarje.
Hargreaves theksoi në Gazeta10, se Mbretëria e Bashkuar diskuton rregullisht me qeverinë e Serbisë nevojën për të marrë masa konkrete ndaj përgjegjësve, ndërsa presin që premtimet e dhëna nga autoritetet serbe të realizohen.
Ai shtoi se, si ish-anëtar i BE-së, nuk flet në emër të Bashkimit Evropian dhe se kjo çështje i takon shteteve anëtare dhe institucioneve të BE-së, ndërkohë që Britania e Madhe vazhdon të angazhohet për llogaridhënie dhe drejtësi në këtë rast.
The post Hargreaves: Sulmi në Banjskë të zbardhet, Radoiçiqi të japë llogari appeared first on Kosovapost.net.



Të tjera
Ushqimet që ju mbajnë të freskët gjatë verës
Pse duhet konsumuar kërpudha gjatë dimrit?
Mjekët amerikanë: Ndalni menjëherë cigaret elektronike