Rendi botëror i bazuar në rregulla “nuk ekziston më”, thotë kancelari gjerman

Rendi botëror i bazuar në rregulla “nuk ekziston më”, thotë kancelari gjerman

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka paralajmëruar që rendi botëror i bazur në rregulla “nuk ekziston më’. 

Ai tha kështu pasi hapi Konferencën e Sigurisë në Mynih duke u thënë liderëve botërorë se “liria jonë nuk është e garantuar” në një epokë të politikës së fuqive të mëdha dhe se evropianët duhet të jenë të gatshëm të bëjnë “sakrifica”.

Ai gjithashtu pranoi se “është ekziston një përçarje e thellë midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara”.

Konferenca po zhvillohet në një kohë kur presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar sovranitetin e Danimarkës mbi Grenlandën, duke u zotuar se do ta aneksojë territorin arktik, si dhe ka vendosur tarifa mbi importet nga vendet evropiane, shkruan BBC.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i cili po e dëgjonte fjalimin e Merzit dhe do të mbajë fjalimin e tij të shtunën, më herët foli për një “epokë të re në gjeopolitikë”.

Rreth 50 liderë botërorë pritet të marrin pjesë në konferencën e këtij viti, ku do të diskutohen mbrojtja evropiane dhe e ardhmja e marrëdhënieve transatlantike.