Të premten në Podujevë janë arrestuar dy persona nën dyshimin për keqpëdorim me kartela për të cilat pretendonin se janë me para.
“Njësitë relevante policore, kanë bërë bastisje në tri lokacione dhe kanë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Të dyshuarit me qëllim të përfitimit material, kanë shpërndarë video dhe foto në internet (rrjete të ndryshme sociale), duke shfaqur kartela të bardha, për të cilat kanë postuar se janë të mbushura me shuma të ndryshme të parave dhe janë të gatshme për blerje”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“Në cilësi të provave materiale nga të dyshuarit janë konfiskuar dy llaptopë, tre telefona celularë, kartëmonedha imituese 5, 10 dhe 20 euro me të cilat është simuluar kryerja e veprës online, kartelë e bardhë dhe tri pistoleta me gaz me 17 fishekë, për të cilat armë është iniciuar rast i veçante në SP Podujevë. Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”.



Të tjera
“Djali im quhet Kastriot”, deputeti kanadez uron 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
9 arsye “shkencore” pse njerëzit largohen nga ti
NATO mbështet bashkëpunimin ushtarak mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë