Qeveria ka proceduar për në Kuvend buxhetin e vitit 2026 me vlerë rreth 4 miliardë euro.
Nënkryetari i Prishtinës, Florian Dushi, përmes një reagimi në rrjetin social Facebook ka theksuar se buxheti i Kryeqytetit nuk përfshihet sërish.
Dushi tha se kjo bllokadë s’ka asnjë arsye ligjore dhe se ka vetëm qëllim bllokimin e Kryeqytetit.
Ai potencoi se kjo që po ndodh është një qasje e pastër politike që synon bllokimin e punës dhe projekteve zhvillimore të Prishtinës.
“Buxheti i Prishtinës sërish jashtë – bllokada vazhdon!Buxheti i Prishtinës edhe një herë nuk përfshihet. Prap Hekurani, leifengu politik i Albinit, prap e njëjta skemë: bllokadë pa asnjë arsye ligjore, por me një qëllim të qartë – ndëshkimin e Kryeqytetit dhe qytetarëve të tij.Kjo nuk është thjesht një vonesë administrative e procedurale. Është një qasje e pastër politike që synon bllokimin e punës dhe projekteve zhvillimore të Kryeqytetit, si dhe pengimin e kryetarit Perparim Rama – puna dhe rezultatet e të cilit duket se kanë krijuar më shumë se bezdi në qeveri” shkruan Dushi raporton “Gazeta Blic”.
Dushi tha se Murati duhet ta ketë të qartë se Kryeqyteti nuk dorëzohet.
“Nga përvoja e tij me Prishtinën dhe me Kryetarin Rama, Hekurani duhet ta ketë të qartë se Kryeqyteti nuk dorëzohet – është plotësisht i gatshëm t’i ndjekë të gjitha rrugët ligjore, jo vetëm për të marrë atë që i takon, por edhe për të kërkuar përgjegjësi ndaj secilit që, në abuzim flagrant me pushtetin, synon ta mbajë peng Prishtinën.Prishtina nuk mund dhe nuk duhet të mbahet peng nga kalkulime të tilla” thekson Dushi.
Reagimi i plotë:



Të tjera
Vuçiq takohet me Grenellin në Mynih: Mik i mirë i Serbisë, folëm për çështje të sigurisë e projekte specifike
Dogana e Kosovës i gjen një personi para të padeklaraura derisa kalonte Merdaren
Gjashtë gjëra që s’duhet t’i afrohen fare dhëmbëve tuaj