Deputeti i LVV-së, Enver Dugolli, ka shprehur mendimin e tij lidhur me Gjykatën Speciale në Hagë, duke e cilësuar atë si një gabim të madh që ka vazhduar të ekzistojë që nga akti i themelimit.
Dugolli tha se krijimi i një Gjykate etnike ishte një gabim i madh dhe se qytetarët kanë të drejtë të shprehin solidaritet me luftën e drejtë të UÇK-së dhe të protestojnë.
Ai gjithashtu theksoi se e mbështet zërin e qytetarëve dhe të gjithë atyre që kërkojnë drejtësi dhe besojnë në luftën e UÇK-së, por shprehu pakënaqësi me ata që, sipas tij, dikur kanë folur kundër UÇK-së dhe tani dalin në mbrojtje të tyre.
“Qëndrimet e mia dihen, sa i takon kësaj Gjykate për mua ka qenë gabim që nga akti i themelimit e në vazhdimësi, por kur të gabosh në fillim atëherë gabimet përcillen në vazhdimësi, krijimi i një Gjykate një etnike është gabimi më i madh……., është e drejtë e qytetarëve e të gjithëve që të shprehin solidarizim me luftën e drejtë të UÇK-së, është e drejtë e tyre edhe për të protestuar, krejtësisht në suazat e ligjit. Nuk e di a do të marr pjesë në protestë, faktikisht kur po shoh kush ka dal në mbrojtje e kush po del në mbrojtje më irritojnë aq shumë sa unë me i pa ata ballë për ballë më duhet t’ua them ju jeni që ia keni shtruar shtratin kësaj Gjykate, tash po dilni po i mbroni. Unë e përkrahi zërin e qytetarëve, zërin e gjithë atyre që kërkojnë drejtësi dhe besojnë në luftën e UÇK-së, por nuk pajtohem asnjëherë me ata që deri dje kanë folur zi e terr pikërisht për këta njerëz që janë atje e sot i dalin në mbrojtje kjo është pafytyrësi”, ka deklaruar Dugolli në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.



Të tjera
Dogana e Kosovës i gjen një personi para të padeklaraura derisa kalonte Merdaren
Gjashtë gjëra që s’duhet t’i afrohen fare dhëmbëve tuaj
“Me kanë smutë s’kisha kesh, kish bërtitë” Anita flet për gjendjen shëndetësore të Ramush Haradinajt