Përfaqësuesit e platformës qytetare Liria ka Emër, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, vizituan sot familjen e Kadri Veselit, i cili po gjykohet në Hagë bashkë me Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, në një proces që tashmë ndodhet në fazën finale.
Siç thuhet në njoftimin për media, ata u pritën nga bashkëshortja Violeta Veseli, si dhe nga dy djemtë dhe vajza e tij, në një moment vendimtar për familjen dhe për vendin.
Gjatë vizitës, përfaqësuesit e platformës shprehën solidaritet të plotë me familjen Veseli dhe ritheksuan besimin se lufta e popullit tonë për liri ishte e drejtë dhe e pastër. Ata i njoftuan për aktivitetet dhe mobilizimin qytetar për marshin “Drejtësi, jo politikë”, që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë.
“Qëndrojmë pranë familjes Veseli me bindjen e plotë se drejtësia nuk mund të shkëputet nga e vërteta historike dhe se lufta jonë për liri ishte e drejtë”, tha Eliza Hoxha.
“Marshi i 17 shkurtit është zë qytetar për drejtësi dhe dinjitet. Presim që çlirimtarët në Hagë të lirohen sa më shpejt si të pafajshëm dhe të kthehen pranë familjeve të tyre”, u shpreh Ismail Tasholli.
Nga ana e saj, Violeta Veseli falënderoi platformën qytetare “Liria ka Emër” për angazhimin dhe solidaritetin e treguar.
“Platforma “Liria ka Emër” rithekson angazhimin për mobilizim të gjerë qytetar në këtë javë vendimtare, duke theksuar se uniteti dhe solidariteti mbeten përgjigjja më e fortë në mbrojtje të drejtësisë dhe vlerave të luftës çlirimtare”, thuhet në njoftim, transmeton KosovaPost.
The post “Liria ka Emër” viziton familjen e Kadri Veselit: Solidarizohemi me familjet e çlirimtarëve appeared first on Kosovapost.net.



Të tjera
Dy gra dhe një burrë përleshen fizikisht pas një aksidenti në Prishtinë
Rama: Gollaku po bëhet me çerdhen e parë, do të akomodohen 60 fëmijë
Aksident në Pejë: Vetura godet dy këmbësorë