Policia në Mitrovicë parandalon përleshje mes të rinjve, arrestohen 15 persona

Tym në objektin e AKP-së në Prishtinë, intervenojnë zjarrfikësit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka raportuar se reshjet e pandërprera, sidomos nga pas dita e 14 shkurtit dhe gjatë gjithë natës, kanë shkaktuar rritje të niveleve të disa lumenjve, duke përfshirë Lepencin, Moravën e Binçës dhe Nerodimesin.

Sipas të dhënave më të fundit lumi Lepenc në vendvëzhgimin hidrometeorologjik në Hani i Elezit ka arritur 2.93 m, lumi Morava e Binçës në Viti është 1.33 m, kurse lumi Nerodimes në Kaçanik ka arritur 0.82 m.

Instituti paralajmëron se kjo situatë mund të shkaktojë vërshime lokale në zonat përreth.

Lumenjtë e tjerë të vendit janë aktualisht në rrjedha normale dhe nuk paraqesin rrezik për përmbytje.

Sasia e reshjeve të regjistruara ishte në Brezovicë: 24.8 mm dhe Hani i Elezit: 36.8 mm

Instituti i bën thirrje qytetarëve dhe autoriteteve lokale që të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin njoftimet e mëtejshme për situatën hidrologjike.

The post Reshjet e pandërprera shkaktojnë rritje të lumenjve – rrezik për vërshime lokale në disa zona appeared first on GazetaBlic.